Një persona ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë u plagosën në Kiev pas bombardimeve ruse, thotë kryebashkiaku i qytetit.
“Si rezultat i sulmit me raketë në mëngjes, një person mbeti i vrarë dhe disa të plagosur u shtruan në spital në lagjen Darnytskyi të kryeqytetit”, tha Vitali Klitschko në një deklaratë televizive, ndërsa shtoi se “forcat tona të mbrojtjes ajrore po bëjnë gjithçka që është e mundur për të na mbrojtur, por armiku është tinëzar dhe i pamëshirshëm”.
Klitschko më herët u bëri thirrje banorëve që janë evakuuar nga Kievi që të përmbahen nga kthimi, pas disa shpërthimeve në periferi të kryeqytetit.
Kujtojmë se ushtria ruse paralajmëroi të mërkurën se do të godiste “qendrat vendimmarrëse” të Ukrainës, duke përfshirë ato në Kiev, në përgjigje të asaj që tha se ishin “përpjekje sabotimi dhe sulmesh” në tokën ruse.
Dy ditë më vonë Rusia kreu një sulm të tillë në një “objekt ushtarak” në periferi të Kievit./albeu.com