Shpërthimet në Kabul, shkon në 60 numri i të vdekurve

Të paktën 60 njerëz janë vrarë nga shpërthimet në Kabul, shkruan BBC.

Gjithashtu mësohet se 140 të tjerë janë plagosur, sipas një zyrtari të lartë shëndetësor.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters dhe Associated Press në shpërthim janë vrarë të paktën 12 anëtarë të shërbimit ushtarak amerikan.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se një shpërthim ndodhi pranë Hyrjes Abbey të aeroportit dhe tjetri afër Hotelit Baron aty pranë. Pak më vonë ndodhi dhe një shpërthim i tretë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Jen Stoltenberg i dënoi shpërthimet në aeroportin e Kabulit si një “sulm të tmerrshëm terrorist” që kishte në shënjestër afganët e dëshpëruar që përpiqeshin të largoheshin nga vendi dhe përpjekjet e aleancës për t’i evakuuar ata nga Afganistani./albeu.com


Shtuar 26.08.2021 20:27