Shpërthime janë dëgjuar sërish në afërsi të Kievit mëngjesin e sotëm.
Korrespondentja e BBC-së, Lyse Doucet, tha se dita filloi me alarmin e sirenave të sulmit ajror, të ndjekur nga bumet e forta nga periferitë e qytetit që ajo mund t’i ndjente në qendër të kryeqytetit.
Dhe Jeremy Bowen, i cili është gjithashtu në Kiev, shkroi në Twitter se “shumë tinguj artilerie po gjëmonin nga skaji i qytetit”.
Është e paqartë nëse shpërthimet janë ruse apo ukrainase apo të dyja, tha ai.
Dje, pas bisedimeve, Rusia tha se synonte të reduktonte operacionet pranë kryeqytetit, një premtim që shumë liderë perëndimorë thanë se duhet të trajtohet me kujdes.