Një automjet ka shpërthyer në një urë që lidh SHBA-në dhe Kanadanë pranë Ujëvarës së Niagarës.
Sipas FBI-së, ngjarja ka ndodhur në Urën Rainbow një ditë para festës së Falënderimeve në SHBA, një nga ditët më të ngarkuara të udhëtimit të vitit.
“Meqenëse kjo situatë është në vazhdim, kjo është gjithçka që mund të themi në këtë moment,” tha FBI në një deklaratë.
Ndërkohë raportohet se automjeti po përpiqej të hynte në SHBA kur shpërtheu
Të gjitha vendkalimet aktualisht janë të mbyllura deri në një njoftim të dytë, thonë zyrtarët.
Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul gjithashtu konfirmoi se kishte pasur një incident dhe tha se ajo ishte informuar nga forcat e zbatimit të ligjit.