Shpërthim në një fabrikë nikeli, 13 të vdekur dhe 38 të plagosur

Të paktën 13 persona u vranë dhe 38 u plagosën në shpërthimin e sotëm në një furrë shkritore të nikelit në Parkun Industrial Morowali (IMIP) të Indonezisë, njoftoi Reuters.

Shpërthimi në këtë objekt industrial, shkrirës në ishullin Sulawesi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 05:30 me kohën lokale gjatë mirëmbajtjes së rregullt të furrës, njoftoi menaxhmenti i kompleksit industrial, tha IMIP.

Zjarri u shua në orën 9:10 të mëngjesit me orën lokale, shtoi ai.

“Në bazë të hetimeve të para, shpërthimi me siguri është shkaktuar nga ndonjë lëng i ndezshëm në fund të furrës. Gjatë procesit të riparimit ka ndodhur shpërthimi”, tha zëdhënësi i IMIP.

Shpërthimi i parë shkaktoi shpërthime të tjera sepse kishte shumë bombola oksigjeni, të cilat përdoren për saldimin dhe prerjen e komponentëve të furrës për riparim, tha zëdhënësi.

IMIP është një park industrial në pronësi të kompanisë kineze “Tsingshan” dhe partnerit lokal Bintang Delapan, të cilët prodhojnë lloje të ndryshme çeliku.

IMIP shtoi se do të bashkëpunojë me palët përkatëse për të hetuar incidentin dhe për të mbuluar shpenzimet për të gjitha viktimat e aksidentit.