Shpërthim me tritol gjatë natës në Tiranë (FOTO LAJM)

Gjatë natës së djeshme, rreth orës 23:30 në zonën e Kombinatit ka ndodhur një shpërthim me tritol. Lënda plasese i është vënë qepenës së një servisi celularësh, ndërsa nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme të vogla materiale

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:30, në rrugën “Thoma Koxhaj” dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse në qepenin e  dyqanit në pronësi të shtetasit E. D, ku ka vetëm dëme të vogla materiale.

Sherbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit  si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 8.11.2021 07:36