Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, dëmtohen disa automjete në garazhin e 39-vjeçarit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:50, një shpërthim i fuqishëm ka tronditur lagjen pranë rrugës “Peti” në Tiranë, ku dyshohet se një sasi e lëndës plasëse është vendosur në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E.K., 39-vjeç.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete të parkuara pranë garazhit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë administruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë përreth zonës.

Hetimet po vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për dokumentimin e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

Tiranë/Informacione paraprake.

Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.

Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 24.07.2025 08:26