Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan në Durrës, detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një shpërthim me tritol ka ndodhur në një biznes në Durrës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato xheniere, teksa ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të Durrësit, ndërkohë që mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në ambientet e biznesit.


Shtuar 3.04.2024 09:19