Shpërthim i madh brenda xhamisë, vdesin tre persona, plagosen disa të tjerë

Një shpërthim i madh ka goditur një xhami në kryeqytetin afgan Kabul, ka thënë Policia afgane.

Shpërthimi mendohet të ketë ndodhur gjatë lutjeve të mbrëmjes, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Khalid Zadran, zëdhënësi i policisë së Talibanëve në Kabul, u citua nga mediat lokale të ketë thënë se kishte pasur një shpërthim në veriperëndim të qytetit.

Raportet thonë se imami i xhamisë Siddiqi ishte në mesin e të vdekurve.

Është e paqartë se kush qëndron pas sulmit, i cili vjen një javë pasi një klerik i njohur pro-Taliban u vra në një shpërthim vetëvrasës me bombë, gjithashtu në Kabul. ISIS mori përgjegjësinë për sulmin e mëparshëm.

Forcat e sigurisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, në një lagje veriore të Kabulit, shtoi zëdhënësi.

OJQ-ja gjithashtu postoi në Twitter duke thënë se kishte marrë 27 persona të plagosur në shpërthim, përfshirë fëmijë. “Pesë fëmijë në mesin e tyre, duke përfshirë një shtatëvjeçar,” tha ai.

Zyrtari, i cili ka folur në kushte anonimiteti, tha se shpërthimi ndodhi në një xhami mes besimtarëve në zonën Khair Khana të Kabulit, raporton BBC.