Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një tjetër shpërthim në pjesën veriore të Mitrovicës. Teksa gazetarja e Tv1, Florijeta Dernjani po bëhej gati për një lidhje direkte nga “Lagjja e Boshnjakëve” është dëgjuar një shpërthim.
“Dëgjuam dhe ishim dëshmitarë të një shpërthimi që ndodhi në pjesën ku ndodhet Kodra e Minatorëve. Ishte një shpërthim i fortë, në këtë pjesë ka gjithashtu edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, dy deri në tre patrulla. Ne gjithashtu ishim edhe te pjesa e barrikadave në Rudar, situatë e qetë ishte edhe në atë pjesë. Aty po patrullonin pjesëtarë të KFOR-it, ndërkaq Policia e Kosovës nuk u pa duke patrulluar në atë pjesë të vendit”, deklaroi gazetarja Florjeta Dërnjani.