Ish-presidenti Ilir Meta ka shpërthyer në akuza ndaj ish-kreut të KED-së Ardian Dvorani.
Meta është shprehur se ai nuk ka asnjë gram gjak shqiptari dhe është i shitur.
Komentet Meta i bëri gjatë fjalës së tij në Konventën Kombëtare të LSI-së, që po mbahet momentalisht në Pallatin e Kongreseve.
“Po pse ju kujtoni se ai Dvorani është një jurist i keq? Jo ai nuk është njeri i keq, ai nuk ka asnjë gram gjak shqiptari, është mercenar i shitur”, është shprehur Meta./albeu.com/