Shpërthen makina panë aeroportit, raportohet për 12 viktima

Një makinë ka shpërthyer pranë hyrjes së aeroportit ndërkombëtar Aden të Jemenit.

Si pasojë e shpërthimit, bëhet me dije se kanë mbetur të paktën 12 viktima.

Nuk dihet ende arsyeja dhe se kush ka vendosur bombën në makinë, por bëhet me dije se automjeti shpërtheu pranë një hoteli në aeroport.

Pas pushtimit të kryeqytetit Sanaa nga rebelët shiitë Houthi, Aden u bë selia e përkohshme e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, e mbështetur nga një koalicion i vendeve të udhëhequra nga Arabia Saudite.

Në fillim të këtij muaji, një makinë me bombë shpërtheu në një qendër rekrutimi të policisë irakiane në Kisak, duke vrarë të paktën gjashtë persona.

Paqëndrueshmëria në Jemenin jugor ndërlikon përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës, e cila ka marrë dhjetëra mijëra jetë.

80% e popullsisë së vendit varet nga ndihma humanitare ndërkombëtare për të mbijetuar dhe sipas raporteve, ky vend është ndër më të varfrit në botë, ku fëmijët vuajnë nga kequshqyerja./albeu.com/


Shtuar 30.10.2021 20:36