Shpërthen Jasmina ndaj ish-shokut të ngushtë, Alesandros: Ordiner! (VIDEO)

Jasmin Kadriu, ish-konkurrentja e Për’puthen është një libër i hapur. Ajo gjithmonë tregon për marrëdhëniet të cilat i ndreq apo i prish në jetën e saj.

Jasmina dhe Alesandro ishin shokë prej 10 vitesh, pavarësisht se në emisionin Për’puthen nuk e treguan asnjëherë. Alesandro madje ishte nga djemtë, i cili asnjëherë nuk doli në takim.

Ai madje nga shoqëria dhe dashamirësia për Jasminën, i dedikoi dhe një këngë, ku Jasmina mori pjesë dhe vetë, por mesa duket kënga nuk do të dal ndonjëherë.
Alesandro në një live u shpreh se kënga s’ishte fare për Jasminën në fjalë, por për një Jasmin tjetër.
Ish-konkurrentja e revoltuar, postoi disa story ku sqaronte situatën:

Alesandro është treguar shok ordiner, po kjo përfshin dhe dikë tjetër e s’dua të flas.

Kënga sigurisht që ka qenë për mua e do jetë për mua derisa të mos mbahet më mend.
Gjithashtu përsa i përket story-t në Anglisht, ik mëso anglisht (i drejtohet Alesandros), se nuk përkthen dot as këngën që postove. Kur flas mund të nxjerrë foto, video e të gjitha faktet që kam për ju, prandaj mos më provokoni,- thotë ndër të tjera ish-konkurrentja nga Dibra.

Kujtojmë se Jasmina me Alesandron kaluan bashkë me mamanë e saj , pushimet në Turqi dhe Jasmina e konsideronte si vëlla.


Shtuar 1.10.2021 16:30