Shpërthen fabrika e municionit në Rumani, katër viktima

Katër persona, përfshirë edhe një grua, u vranë dhe katër të tjetër u plagosën pas një shpërthimi të një mine në një fabrikë të municionit në jug të Rumanisë, raportuan mediat lokale.

Zyrtarët shëndetësorë lokalë thanë se mina shpërtheu teksa disa punëtorë po punonin që ta ç’aktivizonin atë.

Katër të plagosurit janë në gjendje stabile, tha për mediat zëdhënësi i shërbimeve të emergjencave, Octavian Fulger.

Ai shtoi se lidhur me këtë incident është hapur hetimi.

Sipas ueb-faqes së kompanisë Energotech Group, që ka në pronësi fabrikën Babeni, ku ndodhi sulmi, kjo fabrikë është furnizuese e certifikuar për Ministrinë e Mbrojtjes së Rumanisë dhe për Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

Më 2019 kishte ndodhur një shpërthim aksidental në po të njëjtën fabrikë dhe për pasojë kishte humbur jetën një burrë 22-vjeçar./REL/


Shtuar 18.11.2021 19:04