Shpërthen bombola e gazit në Tiranë, përfundojnë në spital 3 persona

Një bombol gazi ka shpërthyer në Tiranë në një banesë.  Si pasojë janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Më datë 28.04.2024, në Sauk, në banesën e shtetasit Agim Daxha, dyshohet se ka plasur bombula e gazit dhe ka rënë zjarr.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Agim Daxha, 46 vjeç,  Bjorgo Daxha, 19 vjeç, dhe Lutfie Daxha, 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,njofton policia./albeu.com


Shtuar 28.04.2024 14:13