Shpërthen bombola e gazit në Patos, plagoset 62 vjeçari

Një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme, pasi i ka shpërthyer bombola e gazit duke e montuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Margëlliç të Patosit

“Rreth orës 12:00, në fshatin Margëlliç, Patos, shtetasi F. M., 62 vjeç, duke montuar bombulën e gazit në banesën e tij, bombula ka shpërthyer dhe për pasojë ka marë dëmtime trupore 62-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/


Shtuar 28.08.2023 13:14