Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, plagoset 70-vjeçari

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Lezhë në lagjen “Besëlidhja” pasditen e sotme.

Nga flakët pësoi lëndime në duar 70-vjeçari, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës.

Ndërsa, zjarri në banesë u shua nga ana e zjarrfikësve të cilët ndërhynë në kohë.


Shtuar 5.04.2024 19:54