Një bombol gazi ka shpërthyer gjatë natës në një banesë. Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Hyse në bashkinë e Belshit.
Si pasojë e shpërthimit të bombolës, banesa është përfshirë nga flakët, por për fat të mirë pa pasoja në njerëz.
Mësohet se zjarrfikësja ka ndërhyrë me vonesë, për shkak të terrenit dhe distancës së largët.