Paraditen e sotme në një kompleks pallati te zona e Komunës së Parisit, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. K., ku ka vetëm dëme materiale.
Policia bën me dije se në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Ndërkohë, vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com