Shpërthen bomba në qendër të Athinës

Pas shpërthimit të një bombe në qendër të Athinës, autoritetet në Greqi janë vënë në alarm.

Dyshohet se kishte objektiv Ministrinë e Punës.

Shërbimi antit*error kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ekziston frikë për një goditje të dytë.

Sipas mediave greke, kamerat kanë arritur të filmojë autorët.

Autorët edhe pse ishin në dijeni të kamerave, kanë qenë të vendosur për arritjen e qëllimit të tyre.

Zëvendësministri i Punës në Greqi, Vasilis Spanakis, pas shpërthimit të bombës theksoi se Ministria vijon punën normalisht dhe se punonjësit janë të sigurt.

“Dëmi material ishte i shumtë, por punonjësit janë të sigurt”, tha ai.

Ndërkohë, vijojnë hetimet e autoriteteve për identifikimin e autorëve që vendosën  lëndën shpërthyese në qendër të Athinës, shkruajnë mediat greke.


Shtuar 5.02.2024 09:03