Shpërthejnë dy bombola gazi në Bogë të Rugovës, lëndohen 4 persona

Katër persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të dy bombolave të gazit, që ka ndodhur sot në një vilë në Bogë të Rugovës.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ndërsa tre prej tyre më pas janë transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 11:53 minuta, policia është njoftuar se në një vilë në fshatin Bogë kanë shpërthyer dy bombola të gazit. Si pasojë katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime më serioze ndaj janë dërguar më pas në QKUK – Prishtinë”, ka thënë Gashi.


Shtuar 7.01.2023 18:48