Të tjera detaje kanë dalë pas arrestimit të Klaudio Malajt, në kuadër të operacionit “Doses”.
Malaj ishte me detyrë shofer në një institucion të rëndësishëm shtetëror, por dyshohet se merrej dhe me veprimtari kriminale në shpërndarjen e drogës.
31-vjeçari u arrestua nga Policia e Tiranës mbrëmjen e 18 shtatorit, pasi në mjetin e tij luksoz “Audi A6” u gjet dhe sekuestrua një sasi kokaine, e ndarë në 34 doza të gatshme për t’i shitur.
Kujtojmë se fillimisht ai tentoi që t’i shmangej forcave të policisë, por nuk ia arriti.
Më pas pretendoi se kishte doza kokaine vetëm për përdorim vetiak, por më pas rezultoi se sasia ishte e madhe.
Pas arrestimit të tij, policia ushtroi kontroll në banesën e të dyshuarit dhe gjeti 3 pistoleta dhe një sasi të konsiderueshme fishekësh.
Shoferi i institucionit me rendësi shtetërore, ndodhet aktualisht nën masën e arrestit me burg për akuzat e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”./albeu.com/