Autoritetet greke kanë arritur të “çmontojnë” një bandë greko-shqiptare të trafikimit të lëndëve narkotike.
Banda përbëhet nga 10 anëtarë, pjesa më e madhe prej tyre shqiptare. Kreu i grupit kriminal është shqiptar, ai njihet me nofkën “Bimi”.
Sipas policisë më pranga kanë rënë 5 pjesëtar të bandës, një shtetas grekë, fhe 4 shquiptarë, mes tyre edhe një grua.
Ndërkohë kreu i bandës dhe 4 pjesëtarët e tjerë janë në kërkim. Policia greke raporton se janë faktuar 800 shitje kokaine të grupit tek klientë në Athinë, ndërkohë, janë sekuestruar 54.7 gram kokainë e ndarë në paketime të vogla, peshore, automjet dhe 8 celularë./AlbEu.com/