Policia ka vënë në pranga një 23 vjeçar, banues në fshatin Gjonme të Elbasanit.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se ai është arrestuar nga Policia pasi shpërndante kanabis.
I riu është vënë në pranga në pyllin e fshatit Tregan të Elbasanit, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij.
Të dyshuarit ishin duke qarkulluar me një motoçikletë pa targë, e cila drejtohej pa leje nga i riu që është arrestuar. Policia ka arritur të sekuestrojë 18 doza kanabis si dhe një municion luftarak gjatë kontrollit të banesës së 28-vjeçarit të shpallur në kërkim.
NJOFTIMI I PLOTË:
Elbasan
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:
- , 23 vjeç, banues në fshatin Gjonme, Elbasan.
- Gjithashtu është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi D. B., 28 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan.
Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në pyllin e fshatit Tregan, duke qarkulluar më një motoçikletë pa targë, që drejtohet pa leje drejtimi nga shtetasi E. M. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. M. iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B. u gjet një sasi municioni luftarak. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/