Mbushën pyllin me kanabis! Policia i arrestoi shokun, 30-vjeçari arratiset sapo sheh efektivët

Policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë një djalë të ri ndërsa shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

Ky arrestim erdhi pasi gjatë kontrolleve kanë konstatuar bimë narkotike kanabis të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël.

Specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Në kërkim u shpall “bashkautori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, shtetasi L. B., 30 vjeç, banues në Farkë, Tiranë. Ky shtetas, kur ka parë shërbimet e Policisë që po ushtronin kontroll në territor, i ka kanosur ata dhe ka mundur të largohet në një zonë të pyllëzuar. Vijon puna intensive për kapjen e tij”, tha policia.

Ndërkaq është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. B., për moskallëzim krimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 3.08.2021 10:32