Shpërndanin drogë në afërsi të shkollave, Gjykata lë në burg 10 prej të arrestuarve

Gjykata ka lënë në bug 10 prej personave të arrestuar ditën e djeshme në kuadër të operacionit “Harta”.

20 persona u arrestuan dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.

Nga ky operacion u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare.

Ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen me masën e tyre të sigurisë, ditën e nesërme.

Masë sigurie “arrest me burg” për: 

Jurgen Hasmataj

Altin Lani

Armaldo Xheladini

Dorjano Çela

Fabian Qoku

Muharem Tarushi

Denis Idrizi

Erion Xhaxho

Polikron Shabani

Redi Lolaj

Nga përgjimet mes të arrestuarve, kodet që ata përdornin për kokainën ishin si “pluhur zane”, “vëllai i madh” nëse bëhej fjalë për sasi të madhe kokaine dhe “vëllai i vogël” nëse ishte sasi më e vogël, si 0.5 gram apo 1 gram kokainë.

Ndërsa për shitjen e kanabisit, anëtarët e dy grupeve përdornin kodin “seqe”, duke specifikuar përkatësisht edhe sesa qese shisnin.

Pjesa më e madhe e kanabisit shitej te “Petro Nini”. Një nga të arrestuarit, Dorjano Çela ishte personi që kishte siguruar klientët në këtë gjimnaz.

Sipas burimeve, një nga vajzat e shpallura në kërkim, rezulton sipas sistemit TIMS se është larguar në Itali më datë 14 mars, një javë para operacionit. Shtrirja e aktivitetit të tyre ishte e ndarë në 11 zona të ndryshme duke përfshirë këtu 28 lagje. Anëtarët e grupeve ndaheshin në nën grupe të vogla me 2, 3 apo 4 anëtarë. Numri më i lartë, me 4 anëtare ishte në zonën e Bllokut, Kombinatit dhe në Yzberisht./Albeu.com/