Policia ka arrestuar një 34-vjeçar në Dibër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Njoftimi i policisë:
Dibër
Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në Dibër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme./albeu.com