Pedagogu i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar në studion e emisionit “Opinion” mënyrën se si Policia e Shtetit ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve lidhur me 5 personat e shpallur të shumëkërkuar prej saj.
Karamuço tha se njoftimi ka mungesa të theksuara informacioni e madje mungesë edhe të vlerës së shpërblimit që do të jepet për personat që ofrojnë informacion.
“Tek faqja e Policisë së Shtetit është bërë një njoftim, ku policia e shtetit ka kërkuar ndihmë për këta 5 persona. I përmend vetëm si emra, as shumën e emrave nuk përmend se kush kushton sa”, tha Karamuço. Ndërsa gazetari Julian Kasapi pohoi se për Tao Çelën në vitin 2020 janë ofruar 10 mijë euro, Karamuço ka vijuar më të tjera detaje. “Drejtori i Policisë së Shtetit ka bërë trajnim në SHBA. A mund të shohim si është formati i SHBA. Flokët, gjatësia, raca e tij, pesha, shenja të veçanta, gjithçka. Ne nuk kemi vënë ansjë infromacion. Kush janë gjërat që mungojnë në informacionin që duhet të jepet?
Çfarë mungon tek njoftimi i policisë së shtetit? Mungojnë karakteristika të përshkrimit të jashtëm, mungojnë lokalitetet e mundshme, mungojnë të dhënat e rrrezikshmërisë shoqërore”, tha Karamuço./Opinion.al