Shpejtësi dhe përdorim telefoni në timon, Rrugorja e Tiranës arreston 13 persona

Policia Rrugore e Tiranës, ka arrestuar 13 persona gjatë javës që lamë pas. Gjithashtu, janë vendosur më shumë se 13 mijë masa administrative, ndërsa janë bllokuar 13 automjete.

Janë vendosur 13 578 masa administrative:

34 masa për xhama të zinj.

1447 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

452 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

1147 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

5 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

7169 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

22 raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

38 raste për tejkalim shpejtësie.

13 automjete u bllokuan, ndër të cilat 4 me targa të huaja.

Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve, që  të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.