San Siro mund të presë finalen e Champions League të vitit 2026 ose 2027.
Milano ka ‘ngritur’ dorën duke propozuar që të presë njërë nga finalet e Championsit të vitit 2026 ose 2027. UEFA ka njoftuar që për të pritur finalet e 4 kompeticioneve të saj ka marrë në total kërkesa nga 9 federata të futbollit dhe dueli më interesant pritet të jetë ai kokë më kokë midis “San Siro” të Milanos dhe “Puskas Arena” të Budapestit për të pritur njërën nga finalet e Championsit midis asaj të vitit 2026 dhe asaj të vitit 2027.
Dhe si duket asnjëra prej tyre nuk do të tërhiqet deri në muajin Shkurt kur UEFA të vendosë zyrtarisht për njërin prej stadiumeve. Milano si qendër sportive dhe kulturore duket të jetë më e avantazhuar dhe ky është një lajm mirë edhe për tifozët shqiptarë të cilët do ta kenë më afër finalen e Champiosit dhe do të kenë më shumë mundësi për të ndjekur ekipet e tyre të zemrës.
Për Europa Ligën është ofruar Gjermania me stadiume të ndryshme, Skocia me “Hampden Park” të Glasgoë, Rumania me “Arenën Kombëtare” të Bukureshtit dhe Turqia me njërin prej stadiumeve të Stambollit. Ndërsa për finalen e Conferencë Ligës janë në garë “Red Bull Arena” I Lajpcigut, “Teddy Park” i Jerusalemit në Israel, dhe stadiumetv e qyteteve si Glasgoë në Skoci, Stambollit në Turqi dhe Gjenevës në Zvicër.
Dhe për të pritur finalen e Championsit të femrave, janë në garë shtete si: Gjermania, Norvegjia e Skocia. Njoftimi zyrtar nga UEFA për stadiumin fitues për cdo kompeticion vjen në muajin Shkurt./SuperSport