Zikaltërit zaptojnë San Siron, shiten të gjitha biletat për sfidën ndaj Liverpool

Të mërkurën mbrëma do të luhet një nga sfidat më të bukura dhe të forta në këto eliminatore të Champions League.

Kapaciteti në San Siro do të jetë 50% por kjo nuk ka penguar tifozët zikaltër të zaptojnë stadiumin, ku do të jenë të pranishëm 38,000 tifozë në total, me 2500 tifozë nga anglezët e Liverpool.

Biletat janë shitur të gjitha dhe sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Inter do të përfitojë 3 milion euro nga shitjet e biletave./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.02.2022 11:57