Shpallen fajtorë dy shqiptarët që vranë Armend Xhikën në Britani

Dy shqiptarët, Marsid Senja dhe Mentor Selmani janë shpallur fajtorë për vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, Armend Xhika.

Nderkohe  dy persona të tjerë të përfshirë në ngjarje vijojnë të jenë në arrati.  Armend Xhika u vra me thikë në 13 maj të vitit 2021.

Xhika u ndoq nga autorët dhe u sulmua me thikë deri në vdekje për një mosmarrëveshje për një aksident rrugor në të cilin ishin përfshirë më parë.

Armend Xhika u godit me thikë në mënyrë të përsëritur në rrugën në Burngreave, Sheffield.

E gjithë ngjarja thuhet se nisi për një sqarim në mbrëmjen e 13 majit për të zgjidhur një mosmarrëveshje lidhur me një aksident ku ishte përfshirë dhe mjeti që drejtohej nga Xhika. Makina tip “Vauxhall Insignia” e 22-vjeçarit shqiptar thuhet se ishte përplasur me një “Audi” në Rotherham po atë ditë, por disa orë më herët./albeu.com/


Shtuar 14.07.2023 14:45