“Shoferi nuk përgjigjet në telefon”, detaje të reja nga aksidenti “misterioz” në Fier, çfarë thotë Policia

Policia e Fierit ka reaguar në lidhje me akisdentin misterioz të ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit sot në urën e hekurt të Mbrostarit në Fier, ku dyshihet se një mjet është përplasur me urën e më pas të ketë rënë në lumin Seman, ose të jetë larguar nga vendngjarja.

Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”, janë konstatuar të thyer parmakët anësore të njërit krah të kësaj ure.

Në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qira nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.

Priten polumbarët e Renea-s për të kontrolluar përgjatë lumit me qëllim gjetjen e automjetit nese ka rënë në lumë.
 /albeu.com/