Shoferi në Kuçovë nxirret i gjallë, prej katër orësh i bllokuar në kabinën e kamionit (VIDEO)

Alit Pirja, shoferi i kamionit që u përmbys mbrëmjen e sotme në një kanal në fshatin Kozare të Kuçovës është shpëtuar nga kabina e kamionit ku po qëndronte.

Prej më shumë se katër orësh forcat zjarrfikëse të cilat ndodhen në vendin e ngjarjes punuan për nxjerrjen e tij duke tentuar të prisnin pjesën e sipërme të karrocerisë për të bërë të mundur operacionin e shpëtimit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe shërbimet e policisë të cilat po punojnë për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje.

Dyshimet paraprake janë se Pirja ka humbur kontrollin e automjetit pikërisht në aksin rrugor Kozare-Belsh duke dalë jashtë rruge./albeu.com


Shtuar 24.09.2021 23:51