Ditën e djeshme në media u denoncua një shofer i linjës Kamzë-Bërxullë, i cili drejtonte automjetin në mënyrë të papërgjegjshme.
Shoferi shihet me telefon në dorë ndërkohë që mban timonin me bërryla gjatë kohës që drejton mjetin.
Të lidhura
None found
“Shoferit të linjës Kamëz-Bërxull i duket vetja Schumacher, i jep timonit me bërryla ndërkohë që mban telefonin me dy duar dhe sheh TikTok”, thuhej në denoncimin e djeshëm.
Policia rrugore bën me dije se ka ndëshkuar me masën administrative 15 000 lekë, drejtuesin e autobusit , i cili është filmuar nga pasagjerët, duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit, në kundërshtim me nenin 171 të Kodit Rrugor.
Policia i bën thirrje shoferëve dhe qytetarëve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shpëtuar jetë./albeu.com/
