“Shndrit, shndrit”, momenti kur përfaqësuesi i Norvegjisë këndon me zemër këngën “Zjerm” kur Shkodra Elektronike performoi në Eurovision

Shqipëria ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe është kualifikuar në finalen e madhe të Eurovisionit me këngën “Zjerm”, një interpretim magjepsës nga grupi Shkodra Elektronike, që ndezi skenën e Bazelit me energjinë dhe origjinalitetin e saj.

Performanca dinamike jo vetëm që u prit me duartrokitje nga audienca ndërkombëtare, por ka marrë vlerësime të larta edhe nga vetë konkurrentët e këtij edicioni.
Një moment i veçantë u kap nga kamerat gjatë gjysmëfinales së parë: përfaqësuesi i Norvegjisë, Kyle Alessandro, shihet teksa këndon me pasion dhe entuziazëm pjesë nga kënga shqiptare, pikërisht kur Shkodra Elektronike ndodhej në skenë.

I ulur në dhomën e blertë, Kyle nuk e fshehu emocionin, teksa brohoriste plot zjarr fjalën “shndrit”, duke dhënë kështu një dëshmi të qartë të impaktit që “Zjerm” pati edhe mes artistëve pjesëmarrës.

Madje jo vetëm kjo, ai ishte i pari nga konkurrentët e tjerë që i dhuroi Shkodrës Elektronike kualifikimin në finale.

Edhe Norvegjia, përfaqësuar nga Kyle Alessandro, ka arritur të kualifikohet në finale, duke u pozicionuar si një nga konkurrentët më të fortë të këtij viti.


Shtuar 14.05.2025 17:29