“Shmangni paraburgimet”, Kuvendi i përcjell SPAK-ut 32 rekomandime: Përqendrohuni te konfiskimi i pasurive të korrupsionit

Më 23 korrik, mazhoranca socialiste miratoi rezolutën për SPAK-un, dokument i siguruar nga Top Channel, ku një prej udhëzimeve lidhet me kufizimin e përdorimit të paraburgimit.

Rezoluta, e firmosur nga kryeparlamentari Niko Peleshi, i është përcjellë Strukturës së Posaçme dhe i kërkon asaj të hartojë deri më 23 gusht një plan veprimi për zbatimin e 32 rekomandimeve për vitin 2026. Në dokument, SPAK-ut i kërkohet të rishikojë mënyrën e përdorimit të masave të sigurimit personal dhe të shtojë aplikimin e alternativave ndaj paraburgimit, në përputhje me standardet europiane për të drejtat e njeriut.

Të lidhura

None found

Sipas rezolutës, gjatë vitit 2026 duhet të bëhet çdo katër muaj një vlerësim i kohëzgjatjes së paraburgimit dhe i raportit të saj me dënimet përfundimtare. Synimi është identifikimi i rasteve kur koha e kaluar në paraburgim i afrohet dënimit përfundimtar ose e mbulon atë në mënyrë të konsiderueshme, si dhe ndërmarrja e hapave për të parandaluar një praktikë të tillë.

Kuvendi e konsideron gjithashtu të domosdoshëm uljen e numrit të dosjeve të mbartura dhe rritjen e cilësisë së çështjeve të dërguara për gjykim, veçanërisht sa i përket përmbushjes së standardeve të provueshmërisë.

Një pjesë e rëndësishme e rekomandimeve i kushtohet hetimeve financiare dhe pasurore që zhvillohen paralelisht me hetimin penal. SPAK-ut i kërkohet të shtojë vëmendjen te konfiskimi i pasurive në dosjet e korrupsionit, sidomos kur bëhet fjalë për nivelet e larta të administratës publike. Sipas Kuvendit, ndjekja penale duhet të shkojë përtej përcaktimit të përgjegjësisë individuale dhe të prekë konkretisht përfitimet ekonomike të paligjshme.

Dokumenti kërkon që gjatë vitit 2026 të kryhen analiza periodike mbi efektivitetin e ndjekjes penale në çështjet ku janë të përfshirë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë. Në këto vlerësime duhet të përfshihen numri i procedimeve, personat e dërguar për gjykim dhe niveli i konfiskimit të pasurive. Po ashtu, rekomandohet vijimi i konsolidimit të rezultateve në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, me synim shtimin e procedimeve që përfundojnë me vendime gjyqësore të formës së prerë. Fokusi i veçantë duhet të jetë te korrupsioni i nivelit të lartë, pastrimi i parave, trafikimi i narkotikëve dhe veprat penale të kryera nga grupet e strukturuara kriminale.

Mes porosive të tjera është përshpejtimi i rekrutimit të hetuesve financiarë, të punonjësve të BKH-së dhe të oficerëve të policisë gjyqësore. Kuvendi kërkon gjithashtu që ngarkesa e punës të ndahet në mënyrë të ekuilibruar, të zgjerohet bashkëpunimi ndërkombëtar dhe të vijojë zhvillimi i Sistemit Elektronik të Menaxhimit të Çështjeve. Ky sistem synon të forcojë transparencën përmes raportimit statistikor në kohë reale.

Një tjetër rekomandim lidhet me procesin e emërimit të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kuvendi i kërkon SPAK-ut të analizojë, në përputhje me rekomandimin e BE-së, nevojën për rishikimin e rregullave dhe procedurave përkatëse, me qëllim garantimin e një procesi të hapur, konkurrues dhe pa vonesa.


Shtuar 18.08.2026 20:35

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahis