Shkrumbohet nga flakët makina në Fier, shpëton shoferi

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flaket pak minuta më parë në aksin ‘Fier- Fermë-Çlirim’.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët zjarrfikës të cilët kanë bere të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësisht drejtuesi i mjetiti ka mundur të dalë në kohë dhe i ka shpëtuar lëndimit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një direkt elektrik. Djegia e makinës ka shkaktuar radhë të gjatë automjetesh për shkak të bllokimit të qarkullimit.


Shtuar 9.12.2023 14:34

Tags: