Shkrumbohet makina në aksin Fier-Vlorë, për ҫfarë dyshohet

Mesditën e sotme, në hyrje të segmentit të autostradës Fier-Vlorë, një automjet është përfshirë nga flakët.

Raportohet se pas ngjarjes së ndodhur, në vend kanë shkuar automjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Burimet paraprake të informacionit, pohojnë se ka qenë një shkëndijë elektrike, e cila ka bërë që makina të shpërthejë në flakë.

Automjeti tip ‘Mercedes Benz’ që udhëtonte me sens për në drejtim të Lushnjës, ku drejtuesi i mjetit sapo ka parë tym ka ndaluar duke zbritur nga automjeti, ndërkohë mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale.


Shtuar 3.01.2024 13:45