Shkrumbohet magazina frigoriferike në Pogradec, çfarë raportohet

Foto ilustruese

Një magazinë frigoriferike është shkrumbuar në afërsi të fshatit Petrushë.

Magazina është djegur plotësisht ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i plotë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 05.10.2022, rreth orës 06:30, në hyrje të fshatit Petrushë, Pogradec, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një magazinë frigoriferike në pronësi të shtetasit H. H. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Shtuar 5.10.2022 08:31