Shkon mbi 21 mijë numri i palestinezëve që humbën jetën në Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, tha se numri i palestinezëve që kanë humbur jetën nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, është rritur në 21.110.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, në deklaratën e tij me shkrim ka dhënë informacione për situatën e fundit në Gaza.

Gaza, fëmijë me djegie në trup si rezultat i sulmeve izraelite trajtohen në spital

Al-Qudra tha se forcat izraelite vranë 195 palestinezë të tjerë në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, theksoi se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 21.110, ndërsa numri i të plagosurve në 55.243.


Shtuar 28.12.2023 07:51