Shkollat pa nxënës/ Në 5 vite në Korçë mbyllën dyert 22 institucione arsimore

Në pesë vitet e fundit, në qarkun e Korçës janë mbyllur 22 shkolla për shkak të rënies së numrit të nxënësve. Fshatra si Dardha, Boboshtica dhe Polena po përballen me boshatisje si pasojë e emigracionit dhe lindjeve të pakta

Emigracioni po shuan fshatrat. Në Dardhë, Boboshticë e Polenë të Korçës numri i nxënësve po njeh vetëm tkurrje.

Shkollat po mbyllen një e nga një, ku në harkun kohorë të 5 viteve të fundit në vend të nxënëse gjen drynin në derë në 22 të tilla.

Antonia Caprazi është një nga ish-mësueset e fshatit Boboshticë, e cila tregon me dhimbje se dikur shkolla e fshatit numëronte gati 200 nxënës por tani është mbyllur.

Kjo plagë është përhapur edhe në fshatin Polenë, ku këtë vit edhe ata pak nxënës të fshatit, nuk do të ulen në bankat e kësaj shkolle por në një shkollë tjetër.

Situata e trishtë e mbylljes së shkollave pranohet edhe nga Drejtoria Vendore e Arsimit në Korçë që arsyeton vendimin me rënien e numrit të nxënësve. Faktorët kryesorë të kësaj situatë të trishtë janë emigracioni dhe lindjet e pakta./A2


Shtuar 24.08.2025 10:34