Shkoi për të vrarë ish-bashkëshorten në Sarandë, zbulohet e shkuara kriminale e 34-vjeçarit

Zbulohen më shumë detaje lidhur me identitetin e 34-vjeçarit Kleo Hysi, i cili ka thyer masën e “arrestit në shtëpi”, pasi ka tentuar të vrasë ish-bashkëshorten e tij dhe partnerin e saj.

Kleo Hysi, është arrestuar në 2020 për “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”, ku pasi ka dhunuar 91-vjeçarin Dhimitër Papa, i vodhën atij 20 mijë lekë të reja dhe një armë gjahu “Baikal” ruse kalibër 12 mm. Në pranga përfunduan dhe dy shokët e tij që e ndihmuan në grabitje.

Por për 2 vite ka dalë nga burgu dhe ka vendosur që të shkojë dhe të përndjekë ish-bashkëshorten e tij, me të cilën ka edhe dy fëmijë të mitur./albeu.com