Shkoi për peshkim në plazhin e Semanit, zhduket i moshuari, dyshohet se është mbytur

Prej dy ditësh 78-vjeçari Nasi Xhoxhi rezulton i zhdukur.

I moshuari kishte shkuar për peshkim në plazhin e Semanit e nuk është kthyer më.   Familjarët kanë gjetur në vendin ku peshkonte automjetin e tij dhe rrjetën me peshk.

Dyshihet se  mund të ketë ngecur në det dhe të jetë mbytur.

Njoftimi i Policisë 

Fier/Informacion paraprak

Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.

/albeu.com/