“Shkoi ora 12 dhe unë s’të uroj dot”, vajza e Bujar Nishanit bën postimin e ndjerë për ditëlindjen e të atit (FOTO LAJM)

Pak muaj më parë, më 28 maj 2022, u nda nga jeta ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Sot, ish-presidenti që vdiq para kohe  për shkak të problemeve shëndetësore, do të festonte ditëlindjen e 56-të.

Vajza e tij Fiona, përmes një postimi në Instagram, ka bërë një postim prekës, ku shkruan se ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit nuk e uron dot.

“Shkoi ora 12 dhe unë s’të uroj dot, më mungon shumë babi”, shkruan ajo, ndërsa ka ndarë një foto të vjetër nga ditëlindja./albeu.com


Shtuar 29.09.2022 09:18