“Shkoi keq”, Mark Zuckerberg shfaqet me dy sytë e nxirë

Mark Zuckerberg ka postuar një foto në Instagramin e tij ku duket me dy sytë e nxirë pas një stërvitjeje boxi.

Bashkëthemeluesi dhe CEO 39-vjeçar i Meta ndau një selfie në Instagram të dielën duke treguar dy “çmimet e tij të reja.”

“Stërvitja doli pak jashtë kontrollit”, ka shkruar ai krahas fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mark Zuckerberg (@zuck)

Zuckerberg tha në një intervistë në gusht 2022 se ai filloi të praktikonte këtë art marcial gjatë pandemisë së koronavirusit, duke shtuar se sporti i dha atij energji.

“Është gjëja më e përsosur. Pas një ose dy orësh stërvitje, ose mundje me miqtë, ose stërvitje me njerëz të ndryshëm, jam gati të shkoj dhe të zgjidh çdo problem në punë”, kishte thënë ai për angazhimin e tij në këtë sport.

Miliarderi vuri në dukje gjithashtu se ai stërvitet me trajnerin Dave Camarillo, i cili e ndihmoi të fitonte një medalje ari dhe argjendi në konkursin e tij të parë në maj./Albeu.com


Shtuar 2.10.2023 11:16