“Shkodra e ndarë në demokratë e socialistë”, banori: Për 14 minuta, 1 metër ujë në banesë

 

Situata në fshatin Kuç të Shkodrës dhe në shumë vende të tjera të këtij qyteti parqitet e rëndë.

Një banor i fshatit duke folur për mediat ka thënë se për 14 minuta reshje, uji vërshoi në banesën ë tyre dhe arriti deri në një metër.

Ai po ashtu shtoi se në Shkodër ka ndarje mes demokratëve dhe Socialistëve, ndërsa shton se kryebashkiaku nuk ka shkuar t’i shohë ende.

“Dje në orën 10:00 të mëngjesit isha duke punuar në një dyqan. Në sekonda erdhi ujë…pa na njoftuar askush. Për 14 minuta kemi pasur 1 metër ujë në oborre. Askush nuk na ka njoftuar. Të gjithë shokët e fshatit Kuç kemi vijuar për të shpëtuar gjërat. Kërkojmë ndihmë. E tillë përmbytje, ishte dhe në 2010-2011. Në Shkodër ndahen, demokratë dhe socialistë. Por unë kërkoj ndihmë. Kjo rrugë është e vështirë që të bëhet. Kryetari i Bashkisë nuk i është afruar fare zonës sonë. Ne duam ndihmë”, tha banori./albeu.com

 


Shtuar 21.11.2022 12:31