Ditën e sotme, rreth orës 12:28, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një 40-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto”.
Sipas informacioneve të policisë, 40-vjeçari ka qenë duke bërë punime në apartament.
Aktualisht, i lënduari është në kujdesin e mjekëve, pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi:
“Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi 40 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati në lagjen “Vasil Shanto”, gjatë procesit të punës për riparimin e një apartamenti. Ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.