“Shkërrmoqet” banda shqiptare që dërgonte kokainë në Amerikën Latine nga ajri dhe nga toka

Metro

Dyzet e pesë arrestime, 80 kontrolle, sekuestrohet drogë, armë dhe pasuri për një vlerë rreth 2 milionë euro.

Ky është rezultati i një operacioni të përbashkët që ka lejuar Departamentin e Hetimeve Anti-Mafia dhe autoritetet policore dhe gjyqësore të Italisë, Belgjikës, Kroacisë, Gjermanisë, Spanjës, Holandës dhe SHBA-së të përçajnë një organizatë të tipit mafioz shqiptar që vepron në trafikimin ndërkombëtar.

Sipas hetuesve, organizata importonte dhe menaxhonte trafikun me shumicë të kokainës nga Amerika Latine në Evropë nga ajri dhe toka.

Vendet e BE-së të përfshira u përdorën më pas për operacione komplekse të pastrimit të të ardhurave nga trafiku i drogës për një vlerë të vlerësuar prej disa milionë eurosh.

Grupi i rrezikshëm kriminal kishte krijuar një sërë kompanish në Spanjë, Gjermani dhe Kroaci për të pastruar fitimet e mëdha , duke përdorur figura dhe pajisje komunikimi të koduara dhe duke bërë udhëtime të rregullta në Dubai, Meksikë dhe Kolumbi

Operacioni i përbashkët është rezultat i një hetimi kompleks ndërkombëtar që përfshiu Drejtorinë e Hetimit Antimafia, policinë dhe forcat gjyqësore të shtatë vendeve, në bashkëpunim me Shërbimin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor, me përdorimin e mbi 600 agjentëve. Departamentet dhe koordinimi i Eurojust dhe Europol./albeu.com


Shtuar 16.02.2022 12:32