Shkëputet masivi i mineralit në minierën e Bulqizës, bllokohet një punëtor

Në minierën e Bulqizës ka pasur një shkëputje të një masivi minerali dhe për pasojë ka mbetur i bllokuar një punëtor.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit.

Njoftimi i policisë:

“Me datë 15.09.2021, rreth orës 12.10, në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes”, njofton policia./albeu.com


Shtuar 15.09.2021 13:28